Edhe pak ditë dhe 2016-a do të ikë, por pasi ka marrë me vete gjatë ditëve të tij shumë ikona të muzikës, legjenda të disa dekadave, me miliona adhurues anembanë globit. Filloi me David Bowie, i ndarë nga jeta në ditët e para të janarit, për të vazhduar me të paharrueshëm të tjerë si Prince e Leonard Cohen, për të përfunduar (shpresojmë) me George Michael, i ndarë nga jeta në ditën e Krishtlindjeve, të fundit për të, ashtu si në këngën e tij “Last Christmas”.
Ja kush janë yjet e muzikës që janë ndarë nga jeta në vitin fatal 2016:
d.i.
Black, emri i vërtetë i të cilit ishte Colin Vearncombe, autor i Wonderful Life, vdiq më 26 janar në një aksident rrugor, 53 vjeç.David Bowie vdiq më 10 janar, në moshën 69 vjeçGlenn Frey, kitarist dhe themelues i Eagles, vdiq më 18 janar, 67 vjeçGreg Lake vdiq më 7 dhjetor, 69 vjeç.Keith Emerson, një nga simbolet e Progressive, vdiq më 10 mars, 72 vjeç.Leonard Cohen vdiq më 10 nëntor, 82 vjeçMaurice White, themeluas dhe lider i Earth, Wind & Fire, vdiq më 3 shkurt, 74 vjeç.Paul Kantner, kitaristi i Jefferson Airplane, vdiq më 28 janar, 74 vjeçPete Burns vdiq më 24 tetor, 57 vjeçPrince vdiq më 21 prill, 57 vjeçRick Parfitt vdiq më 24 dhjetor, 68 vjeç. Ishte kitarisit i Status Quo.