Sipas KlanKosovës, bëhet fjalë për një 26 – vjeçar nga Prishtina, me nënshtetësi gjermane, i cili ishte duke pritur që nga Hungaria të futej në kufirin e shtetit serb, në të cilin janë krijuar kolona të gjata të mjeteve me emigrantë kosovarë që kthehen në vendlindje për festa.
Ende nuk ka një prononcim zyrtar nga Ministria e Punëve të Jashtme, në lidhje me ngjarjen dhe nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar vdekjen e të riut.