Një person nga Kosova ka vdekur në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë raportojnë burime të Indeksonline.
Viktima është një 26 vjeçar nga Prishtina, me nënshtetësi gjermane, i cili ishte duke pritur që nga Hungaria të hyjë në kufirin e shtetit serb në të cilin janë krijuar kolona të gjata të mërgimtarëve kosovarë.
Personi me inicialit E.B, ka rrëfyer për redaksinë momentin e vdekjes së të riut në orët e hershme të ditës së sotme. (b.an)