Menaxheri i një firme private në kryeqytet ka denoncuar një punonjës të tij, me akuzën se ka vjedhur nga kasaforta, një shumë prej 450 mijë lekës të reja. Denoncimi në policinë e kryeqytetit është bërë nga menaxheri i firmës në rrugën “Reshit Petrela”, F.I., 57 vjeç.
Sipas tij punonjësi me inicialet E.P., 41 vjeç në përfundim të ditës së punës ka marrë nga kasaforta paratë dhe është zhdukur. Pas denoncimit, policia ka shpallur në kërkim autorin dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./java/a.k