Çaji i mollës është një ndër çajrat me vetitë më të mira shëndetsore. Molla quhet “fruti i artë”, pasi përmban flavonoidë dhe kalcium.
Parandalon osteoporozën dhe ka në përbërjen e saj “pektinë” që ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak.
Çaji i mollës ndihmon në kurimin e astmës dhe bronkitit pasi përmban veti antibakteriale dhe anti inflamatore. Nëse keni problem me kostipacionin keni gjetur pijen e duhur.
Ky çaj është ilaçi i mrekullueshëm për rregullimin e tretjes. Konsumimi i rregullt i çajit të mollës lufton gurët në veshka dhe parandolon krijimin e tyre, shkruan Shije. Të gjithë njerëzit që kanë vuajtur nga verdhëza duhet të konsumojnë në përditshmërinë e tyre çaj molle.
Çaji i mollës ka veti të shkëlqyera shëndetësore për të gjithë njerëzit që kanë probleme me mëlçinë pasi ndihmon në ripërtëritjen e saj.
Për përgatitjen e çajit nga lulet e mollës duhet që në pranverë të mblidhen lulet e freskëta dhe të përdoren të thara gjatë vitit.
Një mënyrë tjetër për të përgatitur çajin e mollës në çdo stinë është zierja e lëkurës së mollës dhe konsumimi i këtij lëngu./a.k