Polica e Tropojës ka ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me 2 vite burg për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Gjatë një operacioni ditën e djeshme nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Besnik Meshaj, 38 vjeç, banues në fshatin Lekbibaj, Tropojë.
Sipas policisë, 38-vjecari ishte dënuar nga Gjykata e Tropojës me 2 vite burg më datë 28 janar 2016, pasi akuzohet se ka përkrahur e autorin një krimi.
BW/d.i.