Policia e Elbasanit ka arrestuar sot një 32-vjeçar i akuzuar për dhunë në familje. Ai është Orest Xharja, banues në Balldren të Elbasanit.
Ky shtetas u arrestua nga efektivat e policisë pasi në banesë gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases V.Xh 33-vjeçe
Si pasojë shtetasja V.Xh dyshohet të konsumuar një sasi medikamentesh mjekësore, për t’i dhënë fund jetës dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Panorama/d.i.