Nga legalizimi i objekteve pa leje Komuna e Prishtinës po planifikon të inkasojë rreth 20 milionë euro. Në një intervistë për gazetën “Zëri”, kryetari Komunës, Shpend Ahmeti, thotë se deri më tani në kryeqytet kanë evidentuar gati 46 mijë ndërtime pa leje
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se janë në fazën e fundit të vlerësimeve të metrave katrorë për objektet që do të legalizohen. Sipas tij, çmimi i legalizimit do të jetë diku rreth 6 euro për metër katror