Sam Allardycet bordi i ka dhënë një fond të caktuar për përforcimin e Crystal Palacet gjatë afatit kalimtar të janarit.
Të premten është konfirmuar se Allardyce do të drejtojë Crystalin, vetëm 24 orë pas shkarkimit të Alan Pardew. Ish-menaxheri i Anglisë do të ketë në dispozicion 20 milionë funte për të shpëtuar ekipin nga rënia në Championship.
Raportohet se Allardyce dëshiron së paku katër lojtarë të rinj në skuadër, përgatiti Express. (b.an)