Shoqata e Bankave në Shqipëri, ka hedhur një projekt-udhëzim të ri lidhur me tarifat e reja të përmbarimit privat, projekt-udhëzim që është kundërshtuar nga përmbaruesit shqiptarë.Me këtë lëvizje bankat kanë hapur një konflikt me përbarimin, të cilit synojnë ti ulin çmimet tarifore të përmbarimit privat dhe se tashmë udhëzimi i ri, është dërguar për diskutim në Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Drejtësisë.
Ky udhëzim pritet të kundërshtohet dhe zyrtarisht nga Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Privatë, të cilët janë kundër këtij udhëzimi që synon të vendosë rregulla të reja për tarifat e ekzekutimit të një vendimi gjyqësor apo titulli ekzekutiv. Sipas disa prej përmbaruesve privatë, thonë se në Shqipëri Bankat përbëjnë vetëm 10 për qind të masës së ekzekutimeve të përgjithshme, pasi pjesa tjetër janë subjekte të tjera dhe individë.Përmbaruesit thonë se bankat, po synojnë të shkatërojnë sistemin e përmbarimit privat, duke krijuar kushte artificiale për uljen e tarifave. Madje këto tarifa, shkojnë më të lira dhe se tarifat e përbarimit shtetëror që ka aktualisht shkruan Shqiptarja.com.
Duhet theksuar këtu fakti se bankat zënë nje perqindje jo të madhe në totalin e praktikave të vëna në ekzekutim. Për të evituar këtë,dhe pas insistimit të Bankave, përmbaruesit privatë kërkojnë përpilimin e një udhëzimi të ri, që duhet të ulë kostot e tarifës së parapaguar e të pakthyeshme nga kreditori dhe të rrisë kostot e tarifës që detyrimisht paguan debitori. Tarifa e parapaguar dhe e pakthyeshe mund të jetë edhe në vlerat e njëjta me përmbarimin shtetëror 2 për qind po ajo që detyrimish i ndalet debitorit të jetë më e lart.
Sipas përmbaruesve privatë një aspekt tjetër që nuk parashikohet nga udhëzimi i propozuar rishtazi nga bankat dhe që gjykojnë që duhet të gjej rregullim janë praktikat me objekt të vlerësueshëm të cilat nuk kanë një vlerë të përcaktuar që në fillim të ekzekutimit pasi llogaritja e tyre bëhet në vijimësi.Një gjë e tillë ndodh për rastet e vendimeve të Gjykatave që kanë përfshirë kthimin në punë dhe pagimin e pagës deri në rikthim, raste e përfshirjes së kamatë vonesave në vendim etj. Cila do të jetë vlera që do tarifojë përmbaruesi kur shuma e detyrimit ndryshon progresivisht në kohë? Kur do të bëhet arkëtimi i kësaj vlere në kohën që pala debitore kryen pagesa të pjesshme të detyrimit?
Përsa i përket tarifës së suksesit, sipas përmbaruesve privatë kjo duhet lënë në vullnet të palëve kontraktuese, kreditorit dhe përmbaruesit dhe nuk ka pse të vendosë një limit, pavarsisht se Bankat edhe këtu duan reduktim. Mendojmë që tarifimi duhet të filloj nga 0 pasi nuk do kishte moral që një kreditori që ka për të ekzekutuar një titull ekzekutiv me objekt “pagim page” apo “pension ushqimor” t’i mbahet tarifë suksesi, në këto raste le të na gëzojë tarifa e detyrueshme që duhet të paguajë debitori. Në kushtet ku duhet një udhëzim që të jetojë gjatë dhe të vlerësojë monetarisht punën e përmbaruesit mendojmë që tarifimi duhet të jetë i ndarë në objekt të vleftësueshëm dhe të pavleftësueshëm ku ato me vlerë të ishin në masën 3 për qind për debitorë person fizik dhe 7 për qind për debitorë person juridik do ishte sukses.