E kanë thënë gjithnjë por tani po kthehet në realitet. Qeveria e Kosovës dëshiron që t’i bëjë republikë komunat me shumicë serbe brenda Republikës së Kosovës, sipas kryetarit të ri të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri në mbledhjen e Këshillit Qendror të Prishtinës.
Ai shtoi se këtë republikë ata po mundohen ta bëjnë në bisedimet e Brukselit, ku asociacionet janë duke u munduar t’i kthejnë në bashkësi.
Këto bashkësi do të kenë këshillin, bordin dhe kryetarin e vet, gjë kjo që i bënë këto komuna të njihen si republikë brenda Republikës së Kosovës.