Ish-kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti i ka replikuar Kadri Veselit, i cili tha se Bahtiri e ka bërë marrëveshjen për murin me shkallë në Mitrovicë.
Kurti ka thënë se Bahtiri nuk ka qenë pjesë e delegacionit, por është ftuar vetëm të jetë prezent, transmeton Koha.net.
“Agim Bahtiri nuk ka qenë në bisedime me Rakiqin fare për çështjen e murit. Në bisedime me Rakiqin ka qenë zonja Edita Tahiri, që e ka pasur në delegacion Arben Çitakun dhe e ka ftuar Agim Bahtirin, që nuk ka të drejtë të flasë për atë pjesë, për fat të keq për shkak të Planit të Ahtisaarit”, ka thënë Kurti.Ai gjithashtu ka treguar se kur është takuar Agim Bahtiri me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.
“Bahtiri është takuar me Rakiqin kur është bërë presion të heq dorë nga Suhodolli dhe Kroi i Vitakut, por nuk ka pranuar. Njerëzit janë në koalicione të ndryshime, kush fillon bashkëpunimin me Vetëvendosjen, bëhen më të mirë”, shtoi Kurti, citohet Koha. (b.an)