Një polemikë në distancë dhe pa adresë po zhvillohet në Beograd lidhur me zhvillimet e fundit në “skenën politike serbe” në Kosovë, transmeton Koha.net.
Marko Gjuriq, duke kundërshtuar kthimin e deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se “socialistët e Vulinit po e zëvendësojnë Che Guevarën me Enver Hoxhën”.
Pas shkarkimit të Lubomir Mariqit nga posti i ministrit të MAPL, kanë del në shesh mospajtimet në radhët e Listës Srpska. Këto mospajtim po zhvillohen dhe po vazhdojnë ndërmjet deputetëve nga radhët e Partisë Përparimtare serbe (Aleksandar Vuçiq) dhe nga ata të Lëvizjes Socialiste (Aeksandar Vulin). Mediat serbe njoftojnë se për t’u tejkaluar kjo krizë në marrëdhëniet ndër serbe në Kosovës, do të bisedojnë dy Aleksandrat.
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq (nga partia e Vuçiqit) lidhur me këto zhvillime ka thënë se “prishja e unitetit dhe përpjekja që të shkatërrohet politika shtetërore për, siç ka thënë ai, mbrojtjen e Trepçës dhe të prona ve tjera të popullit serb, nuk ka përkrahjen e Beogradit dhe të Qeverisë.”
“Nuk ua zë për të madhe atyre që funksionarët e Lëvizjes Socialiste në Kosovë i quajnë tradhtarë. Anëtarët e Lëvizjes Socialiste Che Guevarën e kanë zëvendësuar me Enver Hoxhën për një grusht parash shqiptare. Kushdo që ndërpret protestën e serbëve, padyshim se është tradhtar i interesave të tij kombëtare”, citon “Veçernje Novosti” të ketë thënë Gjuriq duke aluduar në Vulinin ministrin e Serbisë.
Aleksandar Vulin, i cili në Serbi njihet me pikëpamjet e veta proletare, nga ana tjetër, ka kërkuar nga serbët e Kosovës që ta rrëzojnë Qeverinë e Mustafës duke shtuar se për këtë nuk është i sigurt ta ketë përkrahjen e “përparimtarëve”të Vuçiqit dhe të socialistëve të vet.
Kthimin e disa deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës e ka kritikuar edhe shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçia duke thënë se është çmenduri që një pjesë e deputetëve të Lëvizjes Socialiste të kthehet në institucione, citohet Koha. (b.an)