Zoran Zaev edhe më tej mbetet i sigurtë se shqiptarët nuk do të bashkëpunojnë me regjimin e Gruevskit që është servuar për 15 vite me rradhë në Republikën e Maqedonisë. Gjithashtu potencon haptas se është i gatshëm që të ulet në bisedime me partitë shqiptare dhe nuk bënë asnjë dallim mes tyre.
“Jemi të hapur për bisedime me partitë shqiptare. Pa dallime. Jam i bindur se partitë shqiptare s’do të bashkëpunojnë me regjimin”-nënvizon Zoran Zaev
Ai më tëj shton se duhet të mbrohet dhe respektohet vullneti i qytetarëve, po ashtu thekson se liderët janë ata që duhet të mbajnë përgjegjësi që të respektohet vullneti i qytetarëve dhe se partitë obligohen që të bëjnë reforma.
Gjithë ato që koalicionojnë më VMRO-DPMNE sipas tij janë pro regjimit. Zaev hedh poshtë tezën se ekzistojnë ide për kantonizim dhe federalizim, citohet Koha. (b.an)