Kosova ka shqiptuar dënimin e parë me burgim për terrorizëm. Fitim Lladrovcit i është dhënë një dënim minimal i formës së prerë prej tre vjetësh nga Gjykata e Apelit, shkruan sot KD.
Gazeta Express raoporton se dy rrethana kanë ndikuar që të përfitojë nga mëshira e shtetit: pendimi pse i ishte bashkuar organizatës terroriste ISIS dhe kthimi i të të miturit Erion Zena nga Siria.
Ky është aktgjykimi i parë që shteti nëpërmjet Gjykatës ka shpallur për veprime terroriste kundër një kosovari që ka qenë pjesë e luftës për krijimin e një shtetit islamik pas shpalljes së Kalifatit.
Ndërkohë kanë nisur procese gjyqësore kundër një numri të madh të dyshuarish për vepra penale të terrorizmit.
“Rreth 40 kosovarë akuzohen se kanë qenë pjesë apo kanë ndihmuar në rekrutim të terroristëve për llogari të organizatave terroriste në Siri e Irak” – shkruan Express.