Për festat e fundvitit shqiptarët do të konsumojnë më pak për mish, por më shumë për peshk, pije e veshje. Report TV ka analizuar të dhënat zyrtare të importeve në nëntor të këtij viti, të cilat reflektojnë në masë të madhe edhe kërkesën e tregut. Në nëntor të këtij viti, totali i importeve të kafshëve të gjalla ka qenë 2.7 miliardë lekë, me një rënie prej 15% krahasuar më një vit më parë, kur ky zë arrinte 3,2 miliardë lekë.
Edhe më e dukshme është rënia e produkteve të mishit, importet e të cilave rezultojnë 4.8 miliardë lekë, 25% më pak se nëntori i vitit të shkuar. E kundërta ka ndodhur me pijet apo produktet e detit. Në nëntor importi i produkteve të detit rezulton në total 5.3 miliardë lekë, me një rritje prej 17% krahasuar me një vit më parë, kur totali i tyre arrinte në 4.5 miliardë lekë.
Po ashtu, doganat raportojnë se nën nëntor importi i pijeve është rritur me 14%, nga 9 miliardë lëkë në vitin 2015, në 10.2 miliardë lekë nëntorin e këtij viti. Ndërkaq duket se familjet shqiptare do të rrisin dukshëm shpenzimet për veshje në këtë fundviti. Importi i veshjeve të thurura është rritur me më shumë se 20% këtë nëntor, duket arritur në 13.6 miliardë lekë nga 11.3 miliardë lekë që ishin vitin e shkuar. Të njëjtin trend ka shënuar edhe importi i veshjeve të endura. Në total deri në nëntor janë importuar 13.9 miliardë lekë veshje të endura, me një rritje prej 13% krahasuar me nëntorin e shkuar kur vlera e tyre arrinte 12.2 miliardë lekë.
ma.me