Trupa gjykuese e dosjes në ngarkim të Kastriot Ismailajt në Gjykaten e Tiranes ka parqitur kërkesën për dorëheqje nga gjykimi i çështjes. Trupa e perbere nga Vjollca Spahiu, kryesuese dhe Martin Deda dhe Bedri Qori, anetare, kanë paraqitur kërkesën tek kryetarja e gjykatës.
“I pandehuri ka humbur besimin tek ne per vijimin e gjykimit”, arsyetohej kerkesa per doreheqje.
Deri me tani kryetarja e gjykates, Enkelejdi Hajro, nuk eshte shprehur per kerkesen.
Sipas Prokurorisë, Ismailaj ka krijuar kompaninë ”ADC” në vitin 2005, e cila rezultonte të ishte fiktive sepse nuk ka zhvilluar aktivitet ekonomik. Por në llogaritë e shoqërisë janë kryer transaksione financiare që shkojnë në disa milionë euro. Prokuroria tha se gjatë hetimit janë sekuestruar 4.2 milionë dollarë dhe 455.000 euro. Në llogarinë e shoqërisë u sekuestruan dhe 12.5 mln lekë.
ma.me