Kryeministri Edi rama është shgprehur besiumplotë se në zgjedhjet e 2017 PS do të jetë në zgjedhje në kopalicion me LSI. Sipas tij koalicioni me LSI s’ka lidhje me sjellje të caktuara. “Në planin strategjik Shqipëria ka fituar në koalicion me LSI. Ne do të jemi në zgjedhje në 2017 me LSI-në. Nuk do të ishin bërë këto reforma nëse nuk do të ishim në koalicion me LSI. Nuk është thjeshtë një ndeshje futbolli. Është konkrencë e shëndetshme. Një koalicion strategjik. Jam besimplotë se do të shkojmë së bashku në zgjedhje me LSI. Nuk është aleancë taktike, por strategjike”, ka theksuar Rama.
ma.me