Detaje të reja dalin në dritë pak ditë pas vrasjes së ambasadorit rus në Ankara gjatë një fjalimi në një galeri fotografish. Policia turke dhe ekspertët e dërguar posaçërisht nga Rusia janë duke hetuar për lëvizjet dhe mjetet që përdori autori për të vrarë ambasadorin.
Ndërkohë që vrasja është marrë përsipër nga grupi terrorist i Al Nusra-s, mediat turke kanë publikuar një detaj të rëndësishëm në lidhje me faktin se si autori i ishte shmangur rojeve të sigurisë për t’u futur në galerinë ku do të mbante fjalën ambasadori.
Sipas gazetës “Hurriyet”, Altintash, ashtu siç shihet edhe në foto kishte vendosur një stemë në pjesën e majtë të xhaketës, e cila përdoret vetëm nga personeli i sigurisë që merret me mbrojtjen e personaliteteve.
Nuk dihet nga e ka siguruar autori stemën, ndërsa ka aludime se ai ka punuar si polic, por ishte shkarkuar.
Ky fakt ka bërë që rojet e sigurisë të mos dyshojnë tek atentatori, duke e lejuar atë të qëndrojë i qetë edhe pas shpinës së ambasadorit rus, të cilin më pas e vrau me armë zjarri.
BW/d.i.