Dy shqiptarë me origjinë nga Kosova janë arrestuar në orët e para të së premtes në të Duisburg të Gjermanisë, pasi dyshohen se po planifikonin akte terroriste.
Policia e Gjermanisë thotë se dy shqiptarët janë dy vëllezër, 31 dhe 28 vjeç, të lindur në Kosovë, dhe kishin planifikuar sulm në qendrën tregtare CentrO në Oberhausen.
Autoritetet po zhvillojnë hetime se sa larg ka shkuar plani i të dyshuarve dhe nëse eventualisht ka edhe të dyshuar të tjerë.
Policia thotë se mbrëmë e ka shtuar praninë në qendrën tregtare Centro dhe në Tregun e Krishtlindjeve në afërsi, pasi ka marrë informacionin.
REL/d.i.