Mesfushori i Manchester Unitedit, Henrikh Mkhitaryan ka fituar për herë të gjashtë radhazi çmimin si futbollisti i vitit në Armeni, por bashkëlojtari i tij tek “Djajtë e Kuq” ka fituar edhe më shumë.
Mkhitaryan e fitoi këtë çmim për herë të gjashtë radhazi, kurse të shtatin në total, duke u bërë futbollisti më i famshëm në vendin e tij.
Sa i përket çmimeve nga vendet e tyre përkatëse, bindshëm prin sulmuesi, Zlatan Ibrahimovic, i cili e ka fituar çmimin si lojtari i vitit në Suedi në njëmbëdhjetë raste, transmeton “Zëri.info”.
Është e vështirë që ky rekord të arrihet, nga futbollistët më të afërt të cilët janë:dyshja e pensionuar finlandeze, Hyppia (me nëntë) dhe Litmanen (me tetë) po aq sa edhe çeku Petr Cech.
Keq nuk qëndrojnë edhe Bale (Uellsi) dhe Alaba (Austri) të cilët e kanë fituar nga gjashtë herë.Poashtu edhe Hamsik(Slloveni), Leëandoëski (Poloni), Pandev (Maqedoni) dhe i pensionuari Kaladze (Gjeorgji) me nga pesë herë.
Vlen të ceket se ky çmim në disa vende merret si dytësor përshkak se është i ndarë, një çmim për futbollistin e vitit nga liga vendore dhe një për futbollistin i cili luan jashtë vendit.Ky lloj formati ndër të tjerash aplikohet edhe në Portugali dhe Argjentinë, citohet “ZËRI”. (b.an)