Trajneri i West Hamit, Slaven Bilic e kishte bërë futbollistin kapiten tek Kroacia në vitin 2009 dhe dyshja akoma mbajnë lidhje, duke e lënë të hapur mundësinë e transferimit të lojtarit në Londër.
Është raportuar se West Hami është e interesuar për futbollistin e Shakhtar Donetskut, sipas Daily Star.
34-vjeçari është në skuadrën ukrainase që prej vitit 2003, por duket se dëshiron të largohet gjatë afati kalimtar të janarit, transmeton “Zëri.info”.
Srna mban lidhje me trajnerin Bilic që prej kohës kur ishin bashkë në përfaqësuesen kroate në vitin 2009 dhe momentalisht West Hami ka nevojë për një futbollist me përvoj siç është mbrojtësi anësor, përcaktoi “ZËRI”. (b.an)