Analisti serb Dushan Janjiçi është i sigurt se në Kosovë do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, transmeton Koha.net.
Ai ka thënë se serbët duhet tët kthehen sa më parë në institucionet e Kosovës në mënyrë që të kenë sa më shumë kohë për formimin e Asociacionit të Komunave serbe në Kosovë.
Sipas Janjiçit, përçarjet më të reja dhe konfliktet brenda Listës Srpska nuk janë asgjë e re.
“Mendoj se në këtë sjellje rol të madh ka edhe Beogradi”, citon radiokim të ketë thënë Dushan Janjiç. Sipas fjalëve të tij, situata brenda Lista Srpska nuk do të thotë se ka konflikt ndërmjet Lëvizjes Socialiste dhe të asaj përparimtare në Beograd, përcaktoi Koha. (b.an)