Policia ka shoqëruar 10 tifozë të Tiranës dhe Vllaznisë për shkak të sjelljeve jo të duhura në stadiumin “Loro Boriçi”.
Në përfundim të ndeshjes së vlefshme për javën e 18-të të kampionatit, disa tifozë hodhën kapsolla në tribunë. Gjithashtu pati një përplasje mes tifozëve në ambientet e jashtme të stadiumit.
Ndeshjet midis dy ekipeve më të vjetra të Shqipërisë në vitet e fundit janë prishur vazhdimisht nga konfliktet midis tifozëve.
BW/d.i.