Skënderbeu dhe Partizani do të kenë mundësi t’i afrohen Kukësit në krye të renditjes, pasi skuadra e vendit të parë nuk shkoi më larg se barazimi 2-2 në Gjirokastër, kundër Luftëtarit. Miqtë kryesuan deri në minutën e 88-të, kur Rapo shënoi dhe u dha barazimin e merituar vendasve.
Kukësi ka 36 pikë, katër më tepër se Skënderbeu, i cili luan në 17:00 me Partizanin, ndërsa të kuqtë janë pesë pikë më poshtë, por me dy ndeshje më pak se kryesuesit.
Në barazim, por pa gola, u mbyll ndeshja midis Vllaznisë e Tiranës, ndërsa Korabi mundi 1-0 Flamurtarin, me golin e Plakut, në minutën e 64-t.
Fitore edhe për Teutën, e cila mund 2-0 Laçin në transfertë.
d.i.