Kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ligjin e Vettingut, ndërsa ka deklaruar se ligji do të futet në fuqi nga dita e nesërme.
“Nuk është fitorja ime personale, është kauzë e të gjithëshqiptarëve. Do të shënojë ndarjen nga e keqja, për konsolidimin e shtetit të së drejtës.
Vettingu është ligji kyc që do të përcaktojë procesin e reformimit të drejtësisë shqiptare. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese koherent me opinonin e Venecias.
Ligji me standardet më të mira dhe në përputhje me Kushtetutën.
Vendimi është lajm i keq për ata që janë kundër reformës, ka qenë një luftë e fortë, por nuk do ti ngushëllloj.
Zbatimi i Vettingut do të nisë menjëherë, duke filluar nga dita e nesërme, sapo të publikohet vendimi.
Ata që janë të korruptuar, duhet të bëjnë një pyetje të ndershme vetes për të qëndruar apo larguar vullnetarisht”.
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e PD për Vettingun duke i hapur dritën jeshile ligjit që të futet në fuqi menjëherë.
Kërkesa e PD është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese me 6 vota kundër dhe vetëm 2 pro kërkesës së opozitës.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të thotë se ligji i Vettingut që u miratua në Kuvend vetëm me votat e shumicës është Kushtetues dhe nuk shkel të drejtat e njeriut.
Partia Demokratike i kërkoi Gjykatës Kushtetuese që të shpallte ligjin anti-kushtetues, por kërkesa e opozitës u rrëzua./reportv/a.k