Ky që shihni në foton më poshtë është Aldi Lleshaj, 20 vjeçari me banim në Kurbin i cili grabiti një automjet sot në autostradën Laç-Lezhë dhe më plagosi një efektiv policie, pasi qëlloi mbi ta menjëherë sapo i pa në vendin e ngjarjes.
Policia e Shtetit ka publikuar edhe këtë video që ju mund të shihni më poshtë, ku duket se si forcat Renea e kishin rrethuar autorin në një fushë në Fushë -Gjormë dhe më pas e plagosën për ta neutralizuar sepse ai nuk pranonte të dorëzohej dhe kishte armë në dorë.