Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila vendosi të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen e ligjit të Vettingut antikushtetues kanë ardhur edhe reagimet e para.
Me 6 vota pro dhe 2 kundër, gjykata la në fuqi ligjin që është edhe kushti i BE-së për integrimin.
Deputeti socialist Taulant Balla ironizoi kolegun e tij dmeokrat Oerd Bylykbashi. “Oerd, mbylluni në shtëpi tani. Humbët 6 me 2.
Mbylluni në shtëpi se kishe garantuar Saliun se do fitoje në Kushtetuese” tha Taulant Balla duke i’u drejtuar Bylykbashit.
/a.m.