Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimimin e PD për shpalljen e Vettingut antikushtetues.
Vendimi u mor sot nga trupa e Gjykatës Kushtetuese. Tashmë i hapet rrugë zbatimit të ligjit, që përbën edhe kushtin e BE për çeljen e negociatave.
Votat e anëtarëve të Gjykatës u ndanë 6 kundër ankimimit të PD dhe 2 pro tij. Me shumicë votash Gjykata vendosi rrëzimin e kërkesës së Partisë Demokratike.