Parlamenti u përfshi nga debatet e ashpra mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Ben Blushi, i cili hodhi akuza të rënda në drejtim të kruet të mazhorancës se po mban në mbrojtje kriminelët. Kjo sipas tij, kanabizimi i vendit, mosrespektimi i dekriminalizimit dhe një sërë çështjesh të tjera janë bërë pengesë për hapjen e negociatave.
Teksa replikonte me Ramën gjatë interpelancës për çështjen e negociatave, Blushi hodhi akuza edhe për çështjen Balili. Ai tha se “Rama nuk e arreston Balilin, pasi ai është i LSI-së dhe ka frikë se i rrëzohet koalicioni me Metën”.
Por gjatë kësaj deklarate, Meta nuk ndodhej në drejtim të seancës. Madje, ai shmangu qëndrimin në sallë gjatë gjithë interpelancës dhe “sherrit” Rama-Blushi ku kryesuese e seancës ishte Valentina Leskaj. Fill sapo përfundoi intepelanca Meta u rikthye në sallë dhe mori drejtimin e seancës.
Pyetja që ngrihet është se a ishte rastësi largimi i Metës gjatë debatit Rama-Blushi, apo Meta shmangu përfshirjen në një seancë ku u përmend edhe Klement Balili si mbështetës i LSI-së?/a.m.