Këto janë fotot nga mbërritja e 20-vjeçarit Aldi Lleshajt në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
20-vjeçari grabiti një makinë mëngjesin e ditës së sotme në Lezhë, ku në tentativë për t’i ikur policisë, qëlloi në drejtim të tyre.
Si pasojë u plagos në kokë, njëri prej efektivëve të policisë vendore të Lezhës, Nikolin Gjergji.
Autori në momentin që ka mbërritur në spital ka qenë i lidhur dhe i plagosur me plumb në këmbë.
Forcat RENEA u detyruan për ta plagosur, pasi ai nuk iu bind urdhrit të policisë për tu dorëzuar./express/a.k