Nëna vdes në mënyrë të papritur dhe tre fëmijët e saj të mitur qëndrojnë në shtëpi për ditë të tëra, bashkë me kufomën.
Është kjo ajo që ka ndodhur në distriktin e Son Cladera të Palma de Mallorca.
Fëmijët janë me moshë 5, 10 dhe 11- vjeçare. Ditën e martë, njëri prej tyre shkoi në park dhe kërkoi ndihmën e një kopshtari të komunës, duke thënë se ai dhe vëllezërit e tij nuk hanin prej disa ditësh, pasi nëna e tyre qëndronte në shtrat dhe nuk reagonte.
Kopshtari lajmëroi menjëherë ndihmën e shpejtë, ndërsa të vegjlit u transportuan në pediatri, ku dhe u shteruan.
Nga verifikimet e para, u zbulua se gruaja, një 40- vjeçare nigeriane, ka vdekur për shkaqe natyrale, pasi në trupin e saj nuk ka shenja dhune, shkruan noa.al.
Shërbimet civile ishin të njohur me familjen, pasi tre fëmijët nga muaji shtator e deri në tetor, nuk shkuan në shkollë për javë të tëra.
Nuk dihet ende kush është babai i fëmijëve, të cilët momentalisht do të transferohen në një qendër për të miturit./a.k