Antoinette Kalaj është modele dhe aktore shqiptare që jeton e punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo ka lindur në Bronx. Paraqitjen e parë zyrtare e nisi si 17-vjeçare për brendin e rrobave, ‘The Limited’.
Pasi filloi të jetonte në Michigan, ajo nisi të merrej edhe me aktrim. Pas paraqitjes në filmin “Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides”, u vendos në Los Angeles për të ndjekur karrierën e plotë si aktore.
Shumë shpejt u angazhua në serialin “Gossip Girl” (krahas Elizabeth Hurley, Chace Crawford e Blake Lively), ndërkohë që vazhdonte të angazhohej në fushata reklamuese dhe angazhime të modës./a.m.