Mediat britanike kanë publikuar një listë të ISIS, të disa ambasadave ruse nëpër botë që janë të rrezikuara për sulme të mundshme, midis tyre është edhe Tirana. A keni shtuar masat e sigurisë, ndiheni të rrezikuar?
Po patjetër ndihemi të shqetësuar nga këto informacione dhe brenda mundësive kemi shtuar masat e sigurisë. Kemi kërkuar edhe asistencë nga organet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë por problemi është që tek kjo godinë ku ndodhemi tani nuk mundf të garantojmë masat maksimale të sigurisë, se kjo godinë merret me qera, nuk është në pronësi të shtetit rus dhe për ne është një nga çështjet më aktuale ndërtimi i një ambasade të re në Tiranë. Dikur Bashkimi Sovietik kishte ndërtuar një ambasadë shumë të mirë në Tiranë por pastaj u konfiskuan nga regjimi i Enver Hoxhës dhe në atë godinë, sot e kësaj dite ndodhet Presidenca e Republikës së Shqipërisë. Tani shpresojmë që nga pala shqiptare të marrim të paktën një truall toke ku mund të ndërtojmë një ambasadë të re me masa maksimale të sigurisë. Për këtë çështje kam diksutuar edhe Kryeministrin Rama. Në fakt ky është obligim i shtetit shqiptar, është obligim i dokumentuar, kthimi i një trualli toke me sipërfaqe 18 mijë metër katrorë, e cila ishte falur nga Shqipëria për bashkimin Sovietik. Pra, shpresojmë që organet ligjzbatuese dhe shërbimet sekrete të Shqipërisë do ta marrin me mirëkuptim këtë rrezik dhe do të na ndihmojnë të sigurojmë dhe të garantojmë sigurinë e diplomatëve tanë dhe familjarëve të tyre.
A kanë marrë masa aktualisht? Ka masa shtesë pas atentatit në Ankara?
Po në fakt na ka ndihmuar edhe policia e shtetit por edhe kompania e sigurisë me të cilën bashkëpunon ambasada jonë. Edhe këtu brenda ambasadës kemi zhvilluar njëmbledhje për stafin, bëmë një instruktazh, janë ato gjërat bazike që duhen bërë në këto situata.Unë dua të falenderoj të gjithë miqtë tanë shqiptarë që na kanë ndihmuar dhe që mbeten të gatshëm të na ndihmojnë edhe në të ardhme në këtë situatë të vështirë.
Tanimë që kanë kaluar disa orë nga atentati që iu krye ambasadorit Karlov në Ankara, a e ka Moska më të qartë skenarin? Kush e kreu atentan? Kush fshihet pas tij?
Dua të them në radhë të parë që ky sulm i urryer, i poshtër, burracak, pas shpine nuk ka dhe nuk mund të ketë kurrë justifikime. Siç dihet, akte të tilla terroriste kryhen me qëllim provokimin e madh politik dhe me këtë rast konkret bëhet fjalë për një përpjekje për të futur një pykë midis Rusisë dhe Turqisë, dy vendet të cilat kohët e fundit, pavarësisht të gjitha vështirësive të mëdha, kanë përmirësuar ndjeshëm marrëdhëniet e tyre. Duket se ka disa forca që janë të pakënaqur nga kjo tendencë pozitive. Duke qenë se Rusia dhe Turqia janë dy aktorë shumë të pranishëm dhe me shumë peshë në çështjet siriane, në procesin e zgjidhjes së konfliktit në Siri, bashkimi i përpjekjeve të tyre në luftën ndaj xhihadistëve nuk është në interes të grupeve të terroristëve të cilët jam i bindur, janë pikërisht ato që qëndrojnë pas organizimit të kësaj vrasje të ambasadorit rus, Karlov.
Përfaqësues të parlamentit rus kanë akuzuar NATO-n për këtë sulm. A është ky një qëndrim zyrtar i Moskës? Dhe gjithashtu kur thoni që dikush ka pasur interes të prishë marrëdhëniet e rirregulluara rishtazi pas rrëzimit të avionit. Kush është ai dikush? Kush i mbështet këto grupe terroriste?
Sa herë që ndodhin këto ngjarje kaq tragjike, opinionet mund të jenë shumë të ndryshme. Opinionin e tyre i kanë edhe parlamentarët ruse, por nuk besoj se qëndrimi i tyre mund të konsiderohet si qëndrim zyrtar i Moskës. Po të flasim konkretisht për marrëdhëniet me Turqinë, unë besoj se siç u shprehën edhe përfaqësuesit e udhëheqjes së Rusisë, si Presidenti Putin dhe ministri i jashtëm Lavrov, pala ruse nuk ka ndërmend të tërhiqet nga bashkëpunimi me Ankaranë, përfshirë këtu edhe luftën e përbashkët ndaj terrorizmit. Konfirmimi i kësaj qasje është edhe fakti që pavarësisht nga tragjedia e ndodhur, në Moskë u zhvillua dje takimi i paracaktuar i ministrave të jashtëm të Rusisë, Turqisë dhe Iranit, ku u ra dakord për hapat e mëtejshëm të këtyre 3 vendeve lidhur me zgjidhjen e konfliktit sirian. Padyshim, siç tha edhe Presidenti Putin, ky krim duhet zbardhur. Duhet zbardhur se kush fshihet pas këtij sulmi barbar. Vullneti për të ruajtur një marrëdhënie normale me Rusinë, u konfirmua edhe gjatë një bisede telefonike me Presidentin rus, nga homologu i tij, Rexhep Taip Erdogan, i cili ka siguruar gatishëmrinë e autoriteteve turke për të kryer një hetim të gjithanshëm të këtij sulmi. Një moment pozitiv është edhe deklarata e sekretarit të shtetit të SHBA, John Kerry që Ëashingtoni gjithashtu është i gatshëm të japë asistencë për identifikimin e autorëve të këtij krimi. Padyshim, personat përgjejgës për organizimin e këtij akti terrorist duhet të marrin dënimin e merituar.
A do të ndikojë vrasja e ambasadorit në marrëdhëniet diplomatike midis Rusisë dhe Turqisë apo do të ndodhë ajo që analizonte CNN, do të shërbejë për të përafruar dy vendet, ndoshta edhe për të shtuar bashkëpunimin e shërbimeve inteligjente mes tyre?
Siç përmenda më sipër, edhe Presidenti rus, edhe zëdhënësi i tij, edhe ministri i jashtëm Lavrov, konfirmuan që Rusia nuk ka asnjë dëshirë që të prishë marrëdhëniet e saj me Republikën e Turqisë. Është shumë e qartë që organizatorët e aktit terrorist kundër ambasadorit tonë në Ankara, kishin një qëllim të qartë, që të ndodhë një përplasje politike midis Turqisë dhe Rusisë. Por unë jam i sigurtë që edhe siç është dëshmuar kohët e fundit, Rusia do të bashkëpunojë e Turqinë për të hetuar këtë ngjarje tragjike. Bashkëpunimi do të vazhdojë edhe me shërbimet inteligjente dhe me agjencitë ligjzbatuese të Turqisë. Jemi shumë të interesuar të vazhdojmë bashkëpunimin dhe shkëmbimet dypalëshe me Turqinë në fushën e ekonomisë dhe në fushat e tjera dhe e një rëndësie të veçantë është fusha e luftës së përbashkët ndaj terrorizmit. Patjetër, në disa fusha kemi me Turqinë edhe mosmarrëveshje por në fushat e tjera kemi mirëkuptim. Kryesorja është që kemi afruar qëndrimet tona kohët e fundit për sa i përket parandalimit të rrezikut terrorist në Lindjen e Mesme.
Çfarë qëndrimi do të mbajë Rusia për zonën e Sirisë dhe luftën që po mbahet atje? Besoj edhe ju i keni parë ato pamje që kanë tronditur opinionin mbarëbotëror, fëmijë të pafajshëm, viktima të një lufte civile të stërzgjatur. A do të ndryshojë qëndrimi i Rusisë në lidhje me Bashar Al Assad?
Sipas mendimit udhëheqës të Rusisë, bashkëpunimi dhe kontributi i Rusisë në luftën kundër terrorizmit, përfshi edhe në Siri, nuk do të ndryshojë. Kështu që qasja e Rusisë në vija të përgjithshme do të mbetet e pandryshuar. Lufta ndaj terrorizmit ndërkombëtar do të vazhdojë në mënyrë akoma më intensive. Dhe jam i sigurtë se mirëmbajtja dhe zhvillimi i mëtejshëm i Rusisë me Turqinë, për çka u morën vesh edhe ministrat e jashtëm të dy vendeve në takimin e djeshëm në Moskë do të përshpejtojë procesin e zgjidhjes paqësore në Siri. Dhe shpresoj gjitashtu se ajo marrëveshje që po negociohet tani qeverisë siriane dhe opozitës, në fund të fundit do të rakordojë dhe do të shërbejë si themel për një paqe të qëndrueshme në këtë vend të shumëvuajtur. Sa për pjesën e dyë të pyetjes suaj, ndoshta e kam gabim por në pyetjen tuaj ndihet një nëntekst i caktuar. Nuk është aspak e çuditshme. Unë doja të thoja se ngela tejskajshmërisht i habitur nga ajo se me çfarë gatishmërie të jashtëzakonshme mediat shqiptare i janë bashkuar kohët e fundit fushatës propagandistike të perëndimit e cila synon dezinformimin e publikut për sa i përket ngjarjeve në Aleppo. Këtu në Shqipëri, njësoj si në vendet perëndimore janë transmetuar emisione të shumta, janë botuar artikuj në gazeta ku Rusia akuzohet për krimet e luftës, vrasjen e mijëra njerëzve të pafajshëm dhe madje sulme të qëllimshme ndaj spitaleve, shkollave dhe objekteve të tjera. Dhe gjëja më e çuditshmë është se janë artikuluar vetëm akuza të pathemelta, asnjë provë nuk është paraqitur kurrë. Edhe pse është fakt i njohur që në burime të hapura, si përshembull, në faqen e ministrisë së mbrojtjes së Rusisë, gjenden shumë kollaj informacione të besueshme. Këto informacione i kam shpërndarë edhe mes miqve të mi në gazetarinë shqiptare. Shumë media shqiptare vazhdojë t’u referohen të ashtuquajturëve, observatorë sirianë për të drejtat e njeriut. Është e njohur që kjo organizatë përbëhet nga 2 persona me banim në Londër të cilat në mënyrë të vazhdueshme sajojnë njoftime dhe lajme dhe pastaj i shpërndajnë nëpër mediat e tyre kombëtare. Nga ana tjetër, gazetarët rus që pasqyrojnë atë çka po ndodh në Siri, janë gjithmonë prezentë në terren dhe bëjnë reportazhe me kaska, me jelek antiplumb dhe janë aty ku ngjarja ndodh. Ndërsa këta të observatorëve sirianë, pijnë kafë në Londër, botojnë artikujt e tyre, të cilat për fat të keq përdoren edhe nga media të shumta në vende të tjera të botës. Ndërsa materialet e gazetarëve rusë, që janë më objektive, më të paanshme, nuk përdoren kurrë. Më duhet të theksoj dhe të ritheksoj që objektivi kryesor i ushtrisë ruse, e cila vepron në Siri, është ndihma ndaj qeverisë legjitime të Sirisë, ndaj ushtrisë legjitime të Sirisë, në luftën e saj kundër grupeve terroriste, të cilat kanë masakruar prej kohësh popullsinë civile të këtij vendi. Falë përpjekjeve të ushtarakëve rus, përfshirë krijimin e qendrës së pajtimit të palës konfliktuesenë SIri, deri tani më shumë se 1500 qendra banimi në Siri, iu bashkuan regjimit të armëpushimit. Unë besoj që kjo arritje mund të shërbejë si një themel shumë solid për të vazhduar procesin e zgjidhjes politike në Siri dhe pasi u çlirua Aleppo, pasi u dëbuan luftëtarët e frontit Al-Nusra nga ky qytet, e dimë shumë mirë që banorët e këtij qyteti e festuan këtë ngjarje, ndërsa gazetarët perëndimorë e kanë paraqitur këtë arritje si pushtim, madje si një tragjedi. Dhe unë besoj që ata që e shohin çlirimin e Aleppos si një krim, madje si një pushtim, automatikisht e vendosin veten në anën e xhihadistëve. Mund ta krahasojmë këtë ngjarje me çlirimin e Kievit nga ushtria sovietike gjatë Luftës së Dytë Botërore. Është shumë e qartë që ishte vërtetë çlirimi por jo pushtimi dhe unë besoj që ky është thelbi i problemit, që mediat perëndimore e paraqesin këtë arritje të madhe, çlirimn e Aleppos, si një krim.
Çfarë e konsideron Moska Bashar Al Assad? Thjeshtë një President të zgjedhur në mënyrë demokratike apo një diktator që ka përgjegjësi për mijëra jetët e vrara nga lufta civile?
Bashar Al Assad ndoshta nuk është një lider perfekt por vendi ynë e kundërshton vendosmërisht idenë e ndryshimit të dhunshëm të pushtetit në Siri. Ndërhyrja e SHBA dhe aleatët e tyre në Irak dhe në Libi si dhe përvoja e dhimbshme e pranverës arabe i kanë treguar gjithë botës se çfarë pasojash mund të sjellin iniciativa të tilla të papërgegjshme. Unë besoj që ju e dini fare mirë që në Irak dhe në Libi për shkak të këtyre iniciativave deri tani janë vrarë mbi 1 milionë njerëz. Prandaj qëllimi kryesor i palës ruse është të parandalojmë një skenar të tillë në Siri. Pala ruse mbetet e angazhuar për ruajtjen e Sirisë si një shtet unik, për të ardhmen të cilën duhet ta vendosin vetë sirianë, në kuadër të një dialogu gjithëpërfshirës politik. Pra, zgjidhja politike është i vetmi opsion për të normalizuar situatën në këtë vend.
Mendoni se do të përfundojë ndonjëherë lufta në Siri?
Siç tregon historia, çdo luftë përfundom me paqe, dhe padyshim do të përfundojë dhe kjo. Por qëllimi është të përfundojë sa më parë dhe që të shmangim viktimat e tjera në mes të popullsisë civile. Siç e thashë më përpara, falë përpjekjeve të Rusisë, më shumë se 1500 qendra banimi në Sirir kanë mbështetur regjimin e armëpushimit në këtë vend. Për fat të keq, e ashtuquajtura opozitë e moderuara siriane i ka diskrdituar dhe ata. Për fat të keq, pjesëtarët e saj janë rreshtuar në anën e organizatave terroriste. Prandaj në qoftë se do të rrëzohet me dhunë qeveria legjitime në Siri, të gjitha këto grupe terroriste të shumta do të nisin luftën për pushtetin, luftën për pronat, luftën për burimet e naftës dhe kështu me radhë. Procesi paqësor po bëhet gati dhe këtu japin kontribut shumë aktorë ndërkombëtarë, përfshirë këtu edhe Rusinë. Unë jam besimplotë që në fund të fundit, një grup shtetesh miq të Rusisë, do të arrijnë një sukses të prekshëm por për të garantuar këtë sukses, si hap të parë duhet t’i japim fund organizatave xhihadiste si Shteti Islamik dhe fronti Al-Nusra e cila meqë ra fjala, ka qenë deri para pak kohe një nga filialet e Al-Quaedas në Lindjen e Mesme.
Si priten të jenë marrëdhëniet midis Rusisë dhe SHBA pas zgjedhjes së Presidentit të ri, Donald Trump? Nuk e di nëse edhe ju e keni dëgjuar atë që thuhet si anektodë në SHBA. Kush i humbi zgjedhjet, thonë Hillari Clinton dhe Donald Trump. Po kush i fitoi? Vladimir Putin. A ka patur gisht Rusia në fitoren e Donald Trump? Është akuzuar për hackerim, për ndërhyrje në fitoren e presidentit të zgjedhur…
Sigurisht që shpresojmë që marrëdhëniet mes Rusisë dhe SHBA të përmirësohen. Në fakt nuk mund të bëhen më të këqija sepse më keq nuk bëhet, janë në nivelin 0. Deklaratat dhe hapat e bëra kohët e fundit nga Presidneti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump, duken pozitive. Unë kam parasysh përshembull caktimin e disa anëtarëve të administrratës së re, janë ata njerëz që me të vërtetë janë të aftë për të intensifikuar dialogun me Federatën Ruse. Unë jam shpresëplotë që dialogu mes Rusisë dhe Amerikës me ardhjen e Presidentit të ri do të bëhet më cilësor dhe do të ndërtohet patjetër në bazë të respektit të ndërsjelltë dhe interesave të dy palëve. Mendoj se kjo do t’i bënte mirë jo vetëm Rusisë, por dhe SHBA por dhe gjithë sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare. Përsa i përket përfshirjes në thonjëza të Federatës Ruse në fushatën elektorale në SHBA, unë besoj që le të betet si anektdotë. Në Rusi ka një anektodë tjetër. Nëse Moska me të vërtetë ka ndikuar në përfundimet e zgjedhjeve presidenciale, kjo do të thotë që Rusia është një superfuqi ndërsa Amerika është një Republikë e Bananev, kurse e dimë shumë mirë që nuk ëhstë e vërtetë. Pra është një nga ato fakeneës që janë shpërndarë nga mediat perëndimore. Unë personalisht mbetem i bindur që për Rusinë ishte e pamundur të ndikonte në proceset zgjedhore në SHBA. Nga ana tjetër dua të përmend që kandidatja Clinton dhe ekipi i saj i kanë mëshuar jashtë mase deklaratave anti-ruse dhe unë kam parashikuar fitoren e Trump pas Brexit. Në atë kohë, Kryemnistribritanik, David Cameroon bëri disa deklarata adresuar qytetarëve të Britanisë së Madhe. Ai u shpreh se nëse qytetarët e Britanisë do të votojnë pro Brexit, do të votoni pro Putinit dhe e njëjta gjë ndodhi në Amerikë sepse Hillary gjatë fushatës elektorale i bënte thirrje zgjedhësve të saj të mos votojnë pro Trumpit sepse vota pro Trump, është votë pro Putin. Ndodhi e kundërta. Qytetarët amerikanë në të vërtetë votuan për Donald Trump por jo sepse janë përkrahësit e Putin por sepse kërkojnë ndryshim në vendin e tyre.
Megjithatë administrata Obama që është ende në fuqi derisa të inaugurohet Presidenti Trump, përmes zëdhënësit të departamentit të shtetit, ka deklaruar sot se do të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë nga departamenti i thesarit për shkak të aneksimit që Rusia i bëri Krimesë por edhe mbështetjes që i ka dhënë separatistëve të Ukrainës Lindore ditët e fundit që sipas departamanetit të shtetit, është një thyerje e qartë e angazhimit të Rusisë në Marrëveshjen e Minskut. BE ka deklaruar gjithashtu se do të vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë. A keni një qëndrim për këtë?
Unë kam thënë më përpara dhe e kam përsëritur që sanksionet e perëndimit të vendosura kundër Rusisë, janë të paligjshme. Amerika thjeshtë ka përdorur të drejtën e më të fuqishmit, pa aprovimin nga Këshilli i Sigurimit të OKB, madje këto sanksione bien ndesh me rregullat e organizatës mbarëbotërore të tregtisë. Është e njohur që sanksionet e perëndimit kanë goditur sektorin financiar të Rusisë, na kanë hequr mundësinë të importojmë pajisje të ndryshme për industrinë e naftës dhe gazit dhe kjo do të thotë që qëllimi i këtyre sanksioneve, është ulja e konkurrueshmërisë së Rusisë në tregjet ndërkombëtare dhe në përfundim, përkeqësimi i standardeve të jetesës në vendin tonë. Unë e di shumë mirë dhe është konfirmuar dhe nga zyrtarët amerikanë që synimi i perëndimit në momentin e vendosjes së sanksioneve antiruse, ishte rritja e pakënaqësisë të qytetarëve të Rusisë nga qeveria e Vladimir Putin por ju duhet të njihni populin rus.Realisht ndodhi e kundërta dhe sot e kësaj dite mbështetja popullore për presidentin rus, është rritur. Ka edhe një anektodë tjetër që është shumë e njohur në Rusi. Një nga komentatorët rusë, tha që Presidenti Obama meriton dekorimin me urdhërin për kontributin në zhvillimin e bujqësisë ruse, sepse përveç të tjerash, sanksionet kanë dhënë një impuls të fortë rritjes së prodhimit bujqësor në Rusi dhe varësia nga importet në këtë fushë është gati inekzistente. Sivjet, Rusia ka prodhuar 120 milionë ton grurë dhe ky është një rezultat mbresëlënës. Do të doja të nënvizoja gjithashtu që sanksionet po dëmtojnë jo vetëm Rusinë por edhe ato vende që i kanë vendosur. Në Gjermani, Itali dhe vende të tjera ka kompani dhe madje rajone të tëra që dalin kundër sanksioneve antiruse. Në këtë kontekst, qëndrimi i Shqipërisë lidhur me sanksionet, duket absolutisht i gabuar. Disa vende të rajonit, përfshirë këtu Maqedoninë dhe Serbinë, nuk i kanë mbështetur sanksionet dhe vazhdojnë shkëmbimet tregtare me Rusinë dhe korrin përfitime të mëdha nga mungesa e konkurrencës. Edhe Tirana e kishte një shans të tillë dhe fillimisht nuk ishte përfshirë kundër masave ruse. Është për të ardhur keq patjetër sepse ne si ambasadë kemi punuar gjithmonë për të intensifikuar shkëmbimet ekonomiko-tregtare midis vendeve tona. Unë dua të ndalem pak tek shembulli i Maqedonisë. Ndoshat ju e dini që kur Bashkimi Europian i ka kërkuar autoriteteve maqedonase të mbështesin sanksionet antiruse, pala maqedonase ka përllogaritur humbjet potenciat nga ky veprim dhe i ka kërkuar Brukselit kompensimin e këtyre humbjeve. Patjetër që Brukseli nuk i ka kompensuar dhe si rezultat Maqedonia nuk ka mbështetur sanksionet. Pra, unë i bëj thirrje dhe palës shqiptare të tërhiqet nga këto masa antiruse.
Ju më parë keni folur për përgatitjen e një vizite të mundshme të Kryeministri Rama në Moskë. A ka ndonjë axhendë? A ka ndonjë përparim në këtë vizitë të mundshme?
Unë pothuajse para 1 viti, më datë 10 janar pata një takim personal me Kryeministrin shqiptar, Edi Rama, ku diskutuam mundësinë e riaktivizimit të punës së komisionit ndërqeveritar Shqipëri-Rusi. Ramë dakord që shumë shpejt duhet caktuar edhe bashkëkryetari i këtij komisioni për palën shqiptare dhe që në atë moment unë u shpreha i gatshëm që pala ruse të japë propozimet e saj për axhendën e sesionit të radhës së këtij komisioni, përfshirë këtu edhe shqyrtimin e çështjes së Traktatit të bashkëpunimit, të miqësisë midis dy shteteve, i cili meqë ra fjal, për fat të keq akoma nuk është firmosur.Kjo është një situatë shumë e çuditshme sepse Rusia ka traktate të tilla me të gjitha vendet e botës përveç Japonisë me të cilën kemi një kontest territorial por edhe me Japoninë kemi përparuar ndjeshëm në zgjidhjen e këtij problemi. Deri tani bashkëkryetari i komisionit ndërqeveritar për palën shqiptare nuk është caktuar dhe nuk ka asnjë progres në këtë drejtim. Vizita e Kryeministrit Rama në Moskë, patjetër është e mundur dhe madje është e nevojshme, por për të realizuar një udhëtim të tillë, është e domosdoshme siç u shprehët me të drejtë një axhendë solide, një axhendë substantive, përfshirë këtu pse jo, edhe nënshkrimin e dokumenteve dy-palëshe.
Edhe ministri i jashtëm Bushati në rastin ku dënoi rastin e sulmit siçu bë ndaj ambasadorit në Ankara por edhe rasti i Berlinit me kamionin në tregun e Krishtlindjeve, u shpreh se jemi dëshmitarë të një Europe që vuan nga një botë zero-polare. Rasti i Brexit, fitorja e Donald Trump, i ka bërë shumë analistë të mendojnë se ndoshta jemi përpara një rendi të ri botëror. A jeni dakrod me këtë dhe çfarë roli do të ketë Rusia me këtë rend nëse do të ndodhë? Dhe a do të vendoset ky rend botëror edhe me kushtet e një lufte të ë botërore?
Unë pajtohem me ju që krijimi i një rendi të ri botëror është i mundshëm dhe në fakt Rusia ka shumë vite që ka krijuar një ide ku ka propozuar një hapësirë unike të bashkëpunimit dhe sigurisë nga Atlantiku deri në Vladivostok. Kjo ide u formulua fill pas rrëzimit të Bashkimit Sovjetik. Në atë kohë Rusia ndihej shumë optimiste. Ishte shumë e entuziazmuar pas hapjes ndaj botës së jashtme. Vendi ynë hoqi dorë nga ideologjia komuniste dhe filloi të ndërtonte ekonominë e tregut, madje morëm një premtim nga perëndimi që NATO nuk do të zgjerohet ndaj kufijëve të Rusisë por në prkatikë ndodhi e kundërta. Sot e kësaj dite aleanca është shumë afër kufijëve perëndimorë të Rusisë, madje marrim kërcënime që Ukraina dhe Gjeorgjia shumë shpejt do të bëhen anëtare të kësaj organizate edhe pse nuk është e nevojshme sepse Rusia nuk përbën asnjë rrezik për Evropën dhe për fqinjët e saj. Për shembull Rusia nuk ka 300 baza ushtarake siç ka SHBA në gjithë botën, përfshirë këtu edhe vendet që janë fqinje me Rusinë. Pra në atë kohë, pas rrëzimit të Bashkimit Sovietik, ne ishim shumë të gatshëm të bashkëpunonim në bazë të parimeve të barazisë dhe respektit të interesave të të gjitha palëve. Sot e kësaj dite përflitet shumë për kërcënimin rus në Ballkan, madje edhe për në Shqipëri por unë si ambasador i Federatës Ruse në Shqipëri, nuk e kuptoj fare për çfarë bëhet fjalë, sepse Rusia synon vetëm një gjë, zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe humanitar me të gjitha vendet e rajonit, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Nuk duam asnjë bazë ushtarake si përshembull puna e bazës amerikane në Kosovë. Kështu që deri sa të mos heqim dorë nga stereotipet e blloqeve, nga arsyetimet e vjetra, rendi i ri, nuk mund të formohet.