Jo të gjithë kanë mundësinë për t’i festuar Krishtlindjet në shtëpinë e tyre. Kjo për arsye nga më të ndryshmet, por një nga rastet më të vështira është kur duhet të qëndrosh në spital.
Ky është edhe rasti i disa fëmijëve në Angli. Mirëpo për ta, Krishtlindjet nuk do të jenë aq të mërzitshme. Skuadra të ndryshme të Premier League kanë vizituar sot në spital shumë nga këta fëmijë.
Mjaft të rinj kanë takuar nga afër idhujt e tyre që në rrethana të tjera do ta kishin patur mjaft të vështirë. United, City, Chelsea apo Tottenham nuk e kanë menduar dy herë dhe janë munduar që në këto ditë festash të dhurojnë pak dashuri për rata që nuk mundet ta festojnë si gjithë të tjerët.
BW/d.i.