Pas vrasjes së ambasadorit rus në Turqi, shteti shqiptar ka blinduar ambasadat. Masa shtesë sigurie janë marrë jo vetëm në ambasadën ruse në Tiranë e cila figuron në listën e ISIS për t’u sulmuar, por në të gjitha selitë diplomatike.
Zv/kryeministri Niko Peleshi në një intervistë për Report Tv, thekson se ministri i Brendshëm i ka garantuar se strukturat e rendit kanë marrë të gjitha masat për të parandaluar sulme të mundshme terroriste në territorin tonë.
Peleshi sqaron se ka shkuar pothuajse në 0 numri i shqiptarëve që luftojnë në vendet me konflikte fetare, pasi janë identifikuar qendrat e rekrutimit të tyre.
Këtë mërkurë mediat britanike publikuan një listë me 4 shtetet të në të cilat ISIS ka deklaruar se do të ketë në shënjestër ambasadat ruse.
Përveç Shqipërisë figurojnë edhe ambasadat e Ugandës, Azerbajxhanit dhe Iranit./a.m.