Dy ditë pas ngjarjes së rëndë në Turqi, ku u vra ambasadori rus, Policia e Shtetit shqiptar ka shtuar masat e sigurisë në Ambasadën e Federatës Ruse në Tiranë. Kjo edhe per faktin se sot mediat e huaja nxoren skeden e publikuar nga ISIS me listen e ambasadave ruse ne bote ku pritet te sulmoje, e mes tyre ishte edhe Shqiperia.
Një patrullë shtesë është stacionuar pranë selisë diplomatike ruse, ndërsa masat janë shtuar dhe në ambasadat e tjera.
Burime pranë policisë thanë se në terren janë dhe agjentë të Antiterrorit dhe Shërbimit Informativ, edhe pse nuk ka informacione për sulme të mundshme terroriste, shkruan “Top Channel”.
Prej ditës së hënë policia kaloi në gadishmëri deri më 5 janar për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë festave të fundvitit./a.k