Fondi në dispozicion të familjeve të përmbytura u ka kaluar tashmë për shpërndarje njësive vendore përkatëse. Ministria e Punëve të Brendshme njofton se fondi prej 450 milionë lekësh i miratuar për qeveria për dëmshpërblimin e 2.498 familjeve, banesat e të cilave janë dëmtuar nga fatkeqësi të ndryshme në vite, i ka kaluar për shpërndarje njësive vendore.
Për shkak të kohës së shkurtër, deri në mbylljen e vitit buxhetor, njësitë e qeverisjes vendore duhet të marrin masa urgjente për njoftimin e familjeve përfituese dhe kryerjen e pagesave, deri në datë 30 Dhjetor 2016. MPB rikujton se çdo kryefamiljar duhet të ketë të çelur një llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë, në të cilët njësia vendore derdh shumën e dëmshpërblimit.
ma.me