Personi në foto quhet Anis Amri, tunizian, 21 vjeç dhe është personi më i kërkuar në Evropë. Karta e tij e identitetit u gjet nën sedijen e kamionit të përdorur për vrasjen e 12 personave dhe plagosjen e 48 të tjerëve në tregun e Krishtlindjeve në Berlin.
Amri është lindur më 1992 në Tataouine, një qytet i njohur si fortesë e ISIS, pranë kufirit me Libinë.
Policia beson se ai është anëtar i organizatës kriminale islamike dhe mendohet të jetë i armatosur. I riu tunizian ka dissa pasaporta dhe identitete false, sipas policisë gjermane. Policia beson se ka gjetur gjurmë të gjakut të tij në makinë dhe se është plagosur keq.
Dje policia arrestoi një 23-vjeçar pakistanez si autorin e vrasjes por e la të lirë atë për mungesë provash.
BW/d.i.