Pagjumësia fillon nga mendimet e tepërta për të nesërmen, probleme, mosfunksionimi në punë, lodhje, dobësi, depresion etj., dhe kjo mënyrë e vazhdueshme e të menduarit shkakton çrregullimet e gjumit. Si pasojë e këtyre trysnive, personi fillon të obsesojë mbas gjumit deri sa kthehet në një pamundësi, ankth dhe se fundi në një fobi.
Është e këshillueshme që çdo darkë para se të flihet të pihet një gotë qumësht me pak mjaltë. Në shumicën e rasteve pagjumësia lidhet me lodhjen nervore dhe stresin. Duhet të shmangen ushqimet shumë të përpunuara apo konservuara dhe të konsumohen ushqime që e qetësojnë trupin si: frutat, sallatat, mish pule ose kos. Produktet të cilat duhen të shmangen janë soda, pepsi, koka kola; pasi ato kanë përmbajtje të ulët kafeine, e cila ndikon keq në qetësinë dhe gjendjen shpirtërore. Edhe pse këto pije janë freskuese dhe kanë shije të mirë, ato pas një farë kohe, 45 min ose 1 ore, kanë efekt të keq për gjumin. Po ashtu duhet të shmanget kafja turke, ëmbëlsirat dhe çdo lloj ushqimi me sheqer sintetik, pastat etj. Është mirë që në dhomën e gjumit të shmangen sa më shumë që të jetë e mundur parfumet dhe deodorantet.
8 orë gjumë është niveli mesatar i shëndetshëm për moshat e rritura. Sipas Institutit Nacional të Shëndetit vihet re se kur tek moshat e rritura prishet regjimi i gjumit, shkaktohen edhe një sërë çrregullimesh të tjera.
BW/d.i.