Një 46 vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm pasi ka kanosur me armë 42- vjeçaren, kamariere në një lokal në në Bulevardin “Zogu i Parë”. Në pranga ka rënë Besnik Alija 46 vjeç banues në qytetin e Shkodrës, shkaktar i konfliktit të cilit ju gjet dhe një armë zjarri e tipit “Zastava”, me një krehër pa fishek. Uniformat blu të Tiranës kanë bërë të mundur arrestimin e 46- vjeçarit Besnik Alija si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit. Mbi Alijan rëndon akuza për veprat penale”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Kanosja”. /ma.me