Kryeministri skocez, Nicola Sturgeon paraqiti planin e tij ndërsa Skocia që votoi për të qëndruar në Bashkimin Evropian të mbetet një anëtare në tregun e përbashkët evropian pavarësisht “Brexit”, duke kërcënuar sërish për një referendum pavarësie nëse do të jetë e nevojshme.
“Jemi të vendosur në mënyrë që Skocia të ruajë pozicionin e saj brenda tregut të përbashkët”, deklaroi Sturgeon në Edimburg, gjatë prezantimit të planit për të ruajtur pozicionin në tregun e përbashkët evropian, transmeton atsh.
“Pranoj faktin se ka një mandat të kërkuar nga Anglia dhe vendet e Uellsit për daljen e Britanisë Madhe nga Bashkimi Evropian. Por nuk pranoj idenë që të ekzistojë një urdhër për të nxjerrë jashtë disa palë siç është rasti i Britanisë Madhe nga tregu i përbashkët”, u shpreh ajo, përgatiti Express. (b.an)