Organizata “Iniciativa për Progres – INPO” organizoi mbrëmjen e fundvitit, ku shënoi 12 vjetorin e themelimit të organizatës dhe për herë të dhjetë me radhë ndau çmimin për “Nxitje Debati”. Siç njofton INPO, çmimi për “Nxitje Debati” ndahet për individë ose grupe të cilët me punën e tyre nxitën debat në shoqërinë tonë.
Ky çmim për vitin 2016 iu nda aktorëve të grupit “Stupcat”, Vedat Bajrami, Mensur Safqiu dhe Osman Azemi.
Albulena Nrecaj, drejtore ekzekutive e INPO-së, gjatë ndarjes së çmimit tha që INPO ka kënaqësinë të ndaj sivjet këtë çmim për “Stupcat”, duke iu referuar debatit të cilën e nxitën përmes skeçit të tyre “Plani Strategjik”.
Vedat Bajrami, i cili foli në emër të grupit “Stupcat”, falënderoi INPO-në për shpërblimin e dhënë duke thënë që ndihen të privilegjuar që pranuan këtë çmim nga shoqëria civile në Ferizaj, përgatiti Koha. (b.an)