• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Loja që ndryshoi Shqipërinë”, FOTOT e rralla nga libri i Sokol Ballës

by A R
20/12/2016 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Libri “Loja që ndryshoi Shqipërinë” me autor gazetarin Sokol Balla, botuar nga UET-Press, u promovua sot në Hotel Plaza, ku ishin të pranishëm pjesëtarë të kabinetit qeveritar, politikanë dhe gazetarë.

Sporti është ambasadori më i mirë i një vendi. Duke besuar tek kjo aksiomë gazetari Sokol Balla, që të gjithë e njohim në rolin e moderatorit të emisionit To-Story, apo si gazetar që merret përgjithësisht me çështje të politikës, ka shkruar një libër për sportin, më specifikisht për Kombëtaren Shqiptare.  Libri i tij  “Loja që ndryshoi Shqipërinë” , botuar nga UET-Press, u promovua sot në Hotel Plaza, ku më shumë se sportistët kishte afruar pranë politikën, pasi ishin të pranishëm pjesëtarë të kabinetit qeveritar dhe deputetë të ndryshëm.

Duke e lidhur politikën me sportin vetë Balla tha se bilanci i sportistëve që janë sot në politikë është i madh, që nga kryetari i Parlamentit, Meta, kryeministri Rama, disa ministra, madhe dhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha, dikur ka qenë volejbollist.

“Sporti ka qenë ambasadori më i mirë, jo vetëm i thjeshtë i politikës, por i një vendi, që nga kohët më të lashta të Olimpias greke deri tek diplomacia e ping-pongut që afroi Amerikën me Kinën, apo që pajtoi Argjentinën me Britaninë në vitet ’90. Natyrisht ka qenë dhe arsye shtesë për luftra, në ish-Jugosllavi, apo pretekst për njohje ndërkombëtare, siç është rasti i Kosovës. Kështu ka qenë dhe futbolli për vendin tonë.  Ky libër flet për Shqipërinë, për ecurinë e saj e saj në këto dy dekada e gjysëm. Në futboll pasqyrohet shpirti i Shqipërisë në epoka të caktuara, i vuajtjes dhe varfërisë, i  rilindjes dhe prosperitetit, atij fals të piramidave, por dhe atij real të pas viteve 2000, të krenarisë së humbur nga tranzicioni dhe asaj të rigjetur  sërish ”- tha ndër të tjera autori.

Sporti krijon identitet

Presidenti i Universitetit Europian të Tiranës, Prof.Dr. Adrian Civici, gjatë prezantimit të botimit të UET-Press tha se një libër i tillë përligj më së miri rëndësinë që ka sporti dhe veçanërisht futbolli në krijimin e identitetit të një vendi.

“Mendoj  se dhe në rastin shqiptar futbolli e ka luajtur këtë rol. Nuk është thjesht një lojë, është një identitet që ne e krijojmë çdo ditë e më tepër, sa herë e ndjekim, sidomos kombëtaren tonë të futbollit e cila ishte e mrekullueshme në këto vitet e fundit. Ndoshta me mesazhat që  ka dhënë, kënaqësinë që na ka ofruar, por dhe me identitetin që na ka krijuar ka bërë shumë më tepër se shumë gjëra të tjera të rëndësishme”, tha Civici. Ai shtoi se “ky libër s’ka pse të jetë  nga të paktët libra shqiptarë për futbollin, por të pasurohet dhe më tej sepse shoqëria shqiptare gjen dhe vazhdon të gjejë tek futbolli përgjithësisht dhe tek sporti një vlerë të munguar, një identitet të munguar që na bën mirë të gjithëve që përballemi me botën”.

De Biassi: Futbolli është besim tek ëndrra

Trajnieri i Kombëtares Shqiptare, Giani de Biassi, ishte i ftuar nderi në promovimin e librit të Sokol Ballës me rastin e 70-vjetorit të Kombëtares. Duke folur për besimin e tij tek Kombëtarja, që nën drejtimin e tij ka njohur sukseset më të mëdha me kuaklifikimin në Europian 2016, de Biassi tha se është besimi tek ëndrra që e arriti këtë sukses.

“Duke krijuar një skuadër ne mund të jemi më të fuqishëm dhe mund të arrijmë më larg. Vështirësia është të vendosësh njerëzit bashkë, pasi shpeshherë vetëofrohen njerëz që ndërhyjnë rreth tyre pasi janë ziliqarë. Mendoj se gjëja kryesore është të shohim çfarë ofron finalja. Kërkuam të arrinim një objektiv të cilin askush më parë nuk e kishte arritur ta bënte. Ja dolëm mbanë dhe kjo besoj se vjen si shkak i forcës së grupit dhe një meritë e madhe shkon vetëm për djemtë, të cilët ndoqën ëndrrën e tyre”- tha ai.  “Mendoj se Shqipëria ka nevojë për shembuj pozitiv, njerëz që shohin shumë para dhe mendojnë se në jetë objektivat mund të arrihen nëse secili prej nesh jep maksimumin. Mendoj se thelbësore është të besojmë fort, jo për ndonjë gjë të lartë, por të jemi ne nga poshtë që duhet të japim një kontribut të rëndësishëm për t’u rritur në ekonomi apo sport. Mendoj se asgjë nuk vjen rastësisht. Në jetë mund të ketë fat, por nuk duhet të mungojë vendosmëria për të arritur objektivat dhe të mundohemi ta bëjmë bashkë”- theksoi trajnieri italian.

70-vjetori i Kombëtares

70 vjet më parë Shqipëria do të futej në një fushë futbolli për herë të parë me kombëtaren e saj kuq e zi. Një rrugëtim që shënoi kulmin këtë vit në Qershor kur për herë të parë u kualifikua në Kampionatin Europian me një ekip që bënte bashkë shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare. Libri është një reflektim për ecurinë, uljet dhe ngritjet e futbollit shqiptar në këto 7 dekada që nga koha e komunizmit dhe në këto vite tranzicion. “Ky libër botohet në 70-vjetorin e ndeshjes së parë ndërkombëtare të futbollit të kuqezinjve, në shenjë modeste mirënjohjeje dhe falënderimi për gjithë ata që kontribuuan në një vit historik, kur pjesëmarrja e Kombëtares në finalen e Kampionatit Europian na bëri të gjithëve të ndiheshim të barabartë, për dhjetë ditë, me të gjithë vendet e kontinentit”, shkruan në hyrje të librit autori.

kombetarjakombetarja-1kombetarja-2kombetarja-3kombetarja-4

Next Post
Ja si përlesheshin dikur Zidane dhe Enrique

Ja si përlesheshin dikur Zidane dhe Enrique

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

December 26, 2025
Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

December 26, 2025
Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

December 26, 2025
Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

December 26, 2025
“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

December 26, 2025
Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

December 26, 2025
Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

December 26, 2025
Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

December 26, 2025
Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

December 26, 2025
“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com