Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka zhvilluar sot një takim me strukturat e LSI në Tiranë.
Gjatë takimit Meta ka bërë thirrje qe të zbatohen vendimet e Konventës Kombetare.
“Brenda janarit do të mbahet Konventa e Tiranës”, tha Meta.
Kreu i LSI, Meta, tha se, “Rritja e LSI duhet të reflektohet në rinovimin e strukturave drejtuese”.
“Forumet e reja do të sjellin impulse të reja”, tha Meta. /a.m.