Policia ka zbuluar një arsenal armësh gjatë kontrolleve në Lazarat, vetëm 50 metra larg nga vendi ku u qëlluan me armë uniformat blu më 24 Qershor, ku nga të shtënat me armë humbi jetën efektivi Ibrahim Basha, ndërsa mbetën të plagosur dy policë të tjerë.
Dyshohet se ky arsenal armësh i gjetur në një pusetë uji në afërsi të shkollës së mesme, është përdorur nga grupi i zjarrit për të qëlluar ndaj policisë.
Policia bën të ditur se po punohet për administrimin shkencor të armatimit të përdorur nga banda kriminale.
Të dyshuarit që kanë përdorur këto armë për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha, tashmë janë në burg.