E gjendur e vetme në shtëpi nga nëna e saj, foshnja 3 vjeçare ka humbur tragjikisht jetën duke u ngrënë për së gjalli nga disa minj gjigantë.
“Sipas DailyMail”, ngjarja e rëndë është regjistruar në Katlehong të Johannesburg, Afrika e Jugut. Nëna e saj 26- vjeçare, e cila u arrestua për neglizhencë ndaj fëmijës, u kthye në shtëpi për të gjetur të bijën të gllabëruar nga minjtë.
Fatmirësisht, binjaku i së voglës nuk pati të njëjtin fat, pasi prindërit e kishin marrë me vete, teksa kishin dalë për të pirë gjatë gjithë natës.
Duke e përshkruar skenën e horrorit, një fqinj tha: “Bebja do të ketë patur një vdekje tepër të dhimbshme, pasi minjtë i kishin ngrënë gjysmën e trupit”, ndërsa shtoi: “ajo nuk meriton të jetë nënë, meriton të digjet në ferr”.noa/a.k