Policia greke e Janinës ka shkatërruar një organizatë kriminale që merrej me trafikun e kokainës dhe marijuanës, ndërsa ka arrestuar 9 pjestarë shqiptarë të saj, nga 26 në 45 vjeç si dhe një grek 36-vjeç. Burime të BalkanWeb bëjnë me dije se policia ndërkaq ka shpallur në kërkim kreun e kësaj organizate, një shqiptar 41-vjeçar, që aktualisht banon në Shqipëri.
Në kuadër të këtij operacioni policia ka sekuestruar 173 kg 349 gram marijuanë si dhe 277 gram kokainë. Këtij grupi policia i ka sekuestruar edhe 77 mijë euro, si dhe 5 makina që i përdornin për shpërndarjen e drogës, 1 taxi, 4 peshore, 65 fishekë 1 shkop metalik dhe 43 celulare. Policia po heton 113 raste të trafikimit dhe shpërndarjes së drogës që dyshohet të jenë kryer nga kjo organizatë në Greqi.
ma.me