Vetëm pak ditë më parë Paolo Tramexani deklaroi se kërkon që karrierën e tij ta vazhdoi si trajner i parë i një klubi. Ndonëse në FSHF shihet si pasardhësi i De Biazit në stolin e Kombëtares pasi ky i fundit të largohet, ofertat nuk mungojnë për numrin dy të stolit të “kuqezinjve”.
Zërat e parë mbërritën nga Zvicra që në verë por duket se akoma nuk janë zbehur për ish-lojtarin e Interit. Sipas mediave italiane, ai është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës së Luganos. Presidenti i këtij klubi, Anxhelo Renxeti, sot shkarkoi nga detyra teknikun Andrea Manxo dhe mendohet se i ka bërë Tramexanit një ofertë për të marrë drejtimin.
Në javët në vijim, asistenti i De Biazit do të vendosë nëse do të vazhdojë në Shqipëri, apo do të fillojë karrierën si trajner i parë, me një klub i cili si objektiva ka mbijetesën në elitë, pasi aktualisht gjendet vetëm 2 pikë larg vendit të fundit në klasifikim.
ma.me