Vrasja e ambasadorit rus në Turqi ka tronditur mbarë opinionin botëror. Qeveritë e vendeve nga e gjithë bota dhe lider botërorë kanë reaguar për ngarjen e rëndë ndodhur në kryeqytetin turk.
SHBA ka reaguar përmes zëdhënësit të Departamentit të Shtetit.
“Departamenti Amerikan i Shtetit dënon ngjarjen e rëndë. Mendimet dhe lutjet tona janë me të dhe familjen e tij”, u shpreh zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby./a.m.